Ashtu sic pritej, Teuta, kampionia e Shqipërisë, eliminohet nga Champions League. Durrsakët ishin mposhtur 4-0 në “Niko Dovana” nga Sheriff Tiraspol.

Moldavët fituan edhe ndeshjen e dytë, por kësaj here vetëm 1-0, duke kaluar në turin e dytë eliminator. Ndërsa “Djemtë e Detit” do të vijojnë aventurën në turin e dytë eliminator të Conference League.

Vendasit realizuan në minutën e 6-të, me anë të Traore, i cili pas harkimit të Thill nga këndi, goditi fluturimthi nga jashtë zonës, ku me një predhë e dërgoi topin.

Durrsakët do të vazhdojnë aventurën europiane në Ligën e Konferencës dhe shorti për turin e dytë u ka rezervuar një kundërshtar të favorshëm, pikërisht kampionët e Andorrës, Inter Club d’Eskaldes.

Kjo skuadër u eliminua në turin paraeliminator të Ligës së Kampioneve nga Prishtina dhe Teuta tashmë ka shansin që me dy ndeshjet ndaj andorrianëve të kalojë më tej që të jetë pjesë e turit të tretë të Ligës së Konferencës. 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb