Babai i Britney Spears, Jamie Spears, i kthehet akuzave dhe sfidon “pretendimet e pambështetura” që ylli i popit përdori kundër tij për të kërkuar përfundimin e “kujdesit ligjor” të tij dhe, nëpërmjet avokatëve të tij, kërkon që vajza të kthehet në gjykatë për një çështje të re. Dhe kjo nuk është e gjitha. Zoti Spears gjithashtu kërkoi që Britney të përdorte pasurinë e saj për të paguar avokatët.

Ndër pretendimet me të cilat Britney akuzoi babanë e saj për “abuzimin e te ardhurave” si në mediat sociale ashtu edhe në librin e saj autobiografik. Jamie Spears, nga ana e tij, gjithmonë ka pohuar se ai ka vepruar në interesin më të mirë të vajzës së tij pas problemeve të saj psikologjike në 2007.

Avokati i Britney-t mohoi kërkesat e avokatëve të Jamie-t, ndërkohë që pranoi të drejtën e burrit për të kundërshtuar pretendimet e vajzës së saj dhe e quajti ftesën e saj për të dëshmuar si “një taktikë tjetër nga babai i yllit të popit për të ngacmuar dhe frikësuar”. Megjithatë, avokati pranoi se burri çdo të drejtë ta bejë këtë.
Megjithatë, ekipi ligjor i Jamie e ka depozituar kërkesën shumë përpara seancës së caktuar për në 13 korrik dhe ka shumë gjasa që ajo të pranohet nga gjyqtarët. Më pas Britney do të detyrohet të kthehet në gjykatë për t’u marrë sërish në pyetje në lidhje me pretendimet e saj dhe për të sjellë prova mbështetëse.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb