Një kinez vendosi të lërë peng mbesën e tij 6- vjeçare në një qendër SPA. Gjyshi shkoi të bënte një banjë të nxehtë dhe masazh por kur i kërkuan të paguajë, kruajti xhepat dhe tha se kishte harruar portofolin në shtëpi. Si premtim se do të kthehej, gjyshi la në këto ambiente vajzën 6 vjec, mbesën e tij. Por tani u bënë 6 muaj dhe vajza, e quajtur Siyao, ka një muaj që jeton aty, pasi gjyshi nuk erdhi më, as me dhe pa portofol.
Meqë u mbeti në derë, stafi kujdeset për vogëlushen Ata i kanë rregulluar një shtrat, e ushqejnë e pastrojnë.
Qendrat e relaksim, bukurisë dhe masazheve në Kinë janë shumë popullore dhe ndodhen kudo në provincat kineze.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: