TIRANË

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar në rrjetet sociale ku thekson se kryeministri Edi Rama nuk ka parë gjë akoma.

Ajo shprehet se beteja e opozitës do të vazhdojë kundër shefit të qeverisë dhe bandave, të cilat sipas saj po terrorizojnë jetët e shqiptarëve.

“Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!”, shkruan ajo.

Reagimi i Kryemadhit vjen menjëherë pas deklaratave të bëra nga kreu i selisë blu, i cili në një komunikim për mediat mesditën e sotme tha se do t’i propozonte Grupit Parlamentar dhe Forumeve më të larta djegien e mandateve.

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb