Ish- deputetja e PD, Albana Vokshi e ftuar në rubrikën ”Opinion” të News24 ka konstatuar se qeveria me rikthimin e studentëve në auditoret e Universitetit po i rrezikon jetën dhe kjo ndodh sepse do që të vjedhë zgjedhjet në këtë institucion.

Vokshi thotë se Rama po shfrytëzon pandemisë që të bëjë afera korruptive si dhe të vjedhë edhe zgjedhjet në UT për të vendosur në krye një shërbëtor apo besnik të tij.

Më tej ish- deputetja sqaron se dëshimi online ka dështuar pasi mospjesëmarrja është mbi 40% dhe u është mohuar e drejta për të studiuar nxënësve apo studentëve.

 

”Ajo që po ndodh me universitetet është më e rëndë se kaq. Mësimi online ka dështuar. është një shifër 40% por ne e kemi më shumë se janë nxënës që nuk kanë mundur të ndjekin mësim online se janë familje ende në çadra, familje që nuk kanë mundur të përballojnë internetin, për mos thënë që nuk kanë celularë, tableta, televizorë. Qoftë dhe një fëmijë i vetëm nuk mundet t’i mohohet e drejta për arsim.
Qeveria ka dështuar me përballimin e mësimit, është e drejtë themelore e atyre nxënësve që të arsimohen.
Ky kryeministër i papërgjegjshëm por shfrytëzon izolimin e qytetarëve për vjedhjen me afera apo për të uzurpuar institucione që deri më sot nuk ka mundur.
Ministrja e Arsimit ka nxjerrë për organizimin e zgjedhjeve në qershor në rektor dhe për senatin universitar më 12 qershor. Parlamenti ka marrë një vendim për shtyrjen e fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor. Si mundet ministria e arsimit apo qeveria pa plan, pa plan konkret edhe vendimeve të parlamentit që të organizojë zgjedhje kur jemi ende në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ku duhet të respektohen rrregullat e higjienës, jo tubime, nuk lejohen akseset në institucione. Qeveria po mundohet t’u mohojë studentëve dhe pedagogëve të drejtën për zgjedhje të lira. Tani do të vjedhjë zgjedhjet, të bëjë zgjedhje falco në universitete. Një nga institucionet që ende nuk ka uzurpuar.
Të gjitha vendimet e ministres së arsimit janë në kundërshtim të ligjit për arsimin e lartë. Rama po shfrytëzon këtë pandemi për të vënë njerëzit besnikë në krye të universiteteve.
Si do organizohet mësimi, si do organizohet zgjedhje në universitete, si mund të hapësh pjesërisht universitetet për të siguruar shëndetin e studentëve. Që vijnë nga skaji i Shqipërisë, për të bërë atë pjesë të mësimit dhe për provimet apo riprovimet në afate kohore, por për t’i vënë në rrezik për shëndetin. Kjo është qeveri e dështuar që për hir të interesave të saj vë në rrezik jetën e studentëve.

Nëse i referohemi statistikave dhe statistikave zyrtare nga PD, që nuk paraqesin situatën reale, kjo për shkak se Edi Rama dhe qeveria nuk ka vendosur mbështetje me financim të nevojshëm për testim masiv. Jo vetëm është rekomanduar nga OBSH, por edhe praktikat më të mira të vendeve të zhvilluara apo që janë pararojë, janë shtetet që kanë bërë testime masive.
Ne nuk kemi statistika të sakta, të besueshme, nuk kemi dhe një model shqiptar. Le t’i referohemi kurbës së COVID-19 në Shqipëri. Asnjë statisticien në botë nuk e llogarit dot. Ne nuk dimë a ka kaluar piku, apo do vijë. Vendimet e qeverisë janë amulli. Mungesë totale përgjegjshmëria nga qeveria. Ne çdo ditë duhet të presim në mbrëmje në varrësi të midesë dhe humorit të Ramës, tekave të tij nëse do lirojë masa shtrënguese apo do marrë masa të tjera shtrënguese apo liruese.”- tha Vokshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb