Mijëra të rinj gjermanë bojkotuan sërish edhe të premten orët e mësimit për të manifestuar në mbrojtje të klimës me rastin e ditës së mobilizimit mbarë botëror në sfondin e zgjedhjeve europiane të së dielës.

Në Berlin, rreth 5000 nxënës u grumbulluan në mesditë përpara Portës emblematike të Brandebourg. Tubime të mëdha u organizuan në qytetet kryesore gjermane, veçanërisht në Hamburg (17 500 manifestues, sipas policisë) dhe në Frankfurt (4 500 persona) për të marshuar drejt Bankës Qendrore Europiane.

”Klima tani, detyrat e shtëpisë më vonë!” ”Mos e hidhni në erë, planetet e mira janë vështirë për t’u gjetur’’, lexohej në pankartat e të rinjve në Berlin.

Apo më tutje lexohej slogani tashmë i famshëm ”Nuk ka planet B”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb