Miliona qytetarë në Teksas, u zgjuan sot për të tretën ditë pa energji elektrike, për shkak të një stuhie të tmerrshme që ka vrarë të paktën 22 persona.

CNN shkruan se rreth 2.7 milionë familje janë pa energji elektrike. Laura Nowell, një 45-vjeçare nga Waco, thotë se ngrohet duke vrapuar, ose brenda makinës, pasi si pasojë e shkëputjes së energjisë dhe motit të ftohtë nuk ka si të ngrohet ndryshe.

“Nuk ka qenë kurrë kaq ftohtë. Ka akull rreth nesh”, tha Laura.

Meteorologët parashikojnë se bora në veri të Teksas do të pushojë së rëni në mesditë, por temperaturat jashtëzakonisht të ulëta do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Një stuhi që kaloi nëpër katër shtete federale vrau 21 njerëz.
Presidenti amerikan, Joe Biden, u tha guvernatorëve të shteteve të prekura se qeveria federale është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb