Nuk janë kohë të qeta për Neymar. Sulmuesi brazilian ka bërë që të flitet më shumë për problemet jashtë fushe se sa për golat e tij. “O’Ney” i shpëtoi një pezullimi të gjatë në kampionatin francez pas frazave raciste në ndeshjen e tensionuar të dy javëve më parë mes Paris SG dhe Olympique Marseille. Komisioni i Disiplinës e shpalli të pafajshëm, por Neymar nuk ka kohë për të festuar.

Neymar Accuses Marseille Defender Alvaro Gonzalez Of Racism
Neymar Accuses Marseille Defender Alvaro Gonzalez Of Racism

Ai akuzohet në Spanjë për evazion fiskal. Sipas autoriteteve iberike, ai ka shmangur taksat për një dëm që kap vlerën 34.6 milion euro gjatë katër sezoneve që kaloi te Barcelona. Mes arkëtimeve të futbollistit që nuk janë deklaruar, figuron edhe një bonus i dhënë nga klubi blaugrana në vitin 2017, vetëk pak javë përpara transferimit të tij te Paris SG. Kjo nuk është hera e parë që Neymar akuzohet për evazion fiskal. Që në vitin 2013 kur ai u bë pjesë e Barcelonës, disa transaksione të dyshimta në transferimin e tij nga Santos përfunduan në gjykatat spanjolle dhe braziliane. Çështja u mbyll me sekuestrimin e disa llogarive dhe pasurive të patundëshme të Neymar, që kapnin vlerën 16 milion euro.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb