Sërish lëkundje e fortë tërmeti në vend. Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Europiane, tërmeti ka qenë në detin Adriatik, 2 km në Juglindje të Durrësit me një magnitudë relativisht të lartë prej 4.9 të shkallës Rihter.

Tërmeti është ndjerë në 00:07 minuta.

Termet Serish
Termet Serish

Banorët e Durrësit janë ata që e kanë ndjerë më shumë lëkundjen dhe kanë dalë jashtë banesave në panik. Sipas IGJEUM tërmeti ka qenë me magnitudë 5 të shkallës Rihter dhe epiqendra sërish Kepi i Rodonit.

Igjeum Termetet
Igjeum Termetet

Mbi 100 pasgoditje janë ndjerë në vend pas tërmetit të orës 16:04 me epiqendër në detin Adriatik, pranë Durrësit. Sizmologët pohuan se pasgoditjet kanë ardhur duke u shuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb