Akademiku Artan Fuga, ka deklaruar se propaganda e qeverisë ka bërë që tek shqiptarët të shuhet shpresa për ndryhsim, duke krijuar pakënaqësi për të gjithë kastën politike.

Në rubrikën “Opinion” në News24 Fuga folur edh në lidhje me opozitën, për të cilën tha se ende nuk e ka një zë të fortë mjaftueshëm sa për të krijuar besimin në një lidership që mund të sjellë ndryshimin.

Fuga shtoi se edhe pse nuk pret ndryshime të mëdha në shtator me protestat e paralajmëruara nga Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike, gjithçka mund të ndodhë.

Artan Fuga: Një opozitë konstuktive që kritikon e demaskon afera korrupsione kudo të jenë, është një e mirë publike. Madje gjithmonë e kam thënë që një shoqëri nuk mundtë menaxhohet nëse nuk ka një opozitë të fortë e të qëndrueshme. edhe për korrupsionet në një farë mënyrë në 10 vitet e fundit kanë ndodhur sepse qeverisja veç vullnetit politik për ti përdorur edhe për një rezervuar elektoral, por arsyeja ka qenë edhe se opozita ka qenë me një lidership të dobët që e kishte lëshuar fuqinë e vete. Nuk ka qeverisje të mirë nëse opozita nuk ka zë.

Aktualisht ende nuk ka zë, në pushtetin lokal, në shoqëri civile të uzurpuar nga njerëz të lidhur me pushtetin, në Kuvend sepse nuk ka dot fuqi penguese për çdo ligj, institucionalisht është pa zë. Por ka një zë më të fortë për të vënë gishtin në disa plagë. Nuk do të bashkoja në një gjë të vetme dhe nuk do ti klasifikoja bashkë inceneratorët dhe aferën që rezulton që edhe organet e drejtësisë e SPAK kanë vënë gishtin e thonë ka edhe më shumë, përgjegjësia është e qeverisë.

Askush nuk mund të thotë që është përgjegjësi personale se në mes është paraja publike dhe keqmenaxhimi i saj, sikur ky rrjet të ketë arritur të bëjë korrupsion me sipërmarrje flluska, duke qenë para publike përgjegjësia bie mbi qeverinë shumë më tepër me rastin tragjik të humbje së jetës së asaj vajze. Kjo është një përgjegjësi strukturore shumë më e madh.

Këto nxjerrje në pah që bën me të drejtë opozita a kthehen dot në fakte politike për të bërë presion shoqëror, këtë prag nuk e ka kaluar ende opozita.

Janë 3 nivele nëse preket apo jo kjo qeveri, në planin moral po, në planin politik e diskutueshme sepse pakënaqësia që ushqehet në opinion nëpërmjet analizave kritike, nxjerrjes në pah të korrupsionit moralisht besimin e një qeverie e rrënojnë, por problemi është se a kthehet kjo në një fakt social, në një protestë sociale. Opinioni mund e të mos besojë në qeveri dhe të jetë e pakënaqur por a ka një optimizëm që mund të bëhet ndryshe?

A ka një besim në një tjetër lidership që do të sjellë ndryshimin? Ky është problemi. A kthehet pakënaqësia në një motiv të një lëvizje sociale dhe së fundmi kthehet në lëvizje politike. Lidershipi i opozitës nuk është se nuk fliste për afera por nuk kishte këto dy elementët e tjera, kthimi në një lëvizje sociale për të krijuar një vlerë të re dhe mekanizmat politik nuk shihen akoma.

Mendoj që të gjithë ata që shpresojnë se kjo vjen në mënyrë automatike, është gabim. Shqiptari do thotë kjo nuk bëhet dhe ikën nëse kjo vijon. Prova më e mirë e kësaj që po ju them është emigrimi, sepse po të kishte besim do të rrinte e përpiqej të transformonte e shëronte shoqërinë.

Protesta e lëvizje popullore të paralajmëruara nga PFD dhe PL. A rrëzohet qeveria?

Fuga: Çdo qeveri rrëzohet nëpërmjet protestave, ajo që s’ka ndodhur mund të ndodhë.
Shoh që ka një pakënaqësi në rritje masive në popullsi, por deri më sot shqiptari ka zgjedhur o të ikin o të rrinë të heshtur në fatalitetin e tyre.

Propaganda e qeverisë e shtyn këtë gjë. Pakënaqësia nga qeveria kthehet në pakënaqësi të politikës në tërësi, dhe deri tani e ka arritur për shkak të probleme vetë rënda edhe të vetë opozitës. Deri tani nuk kemi parë një opozitë që zgjat me ditë apo zgjat më shumë se disa orë.

Këto janë shenja që ende askush nuk i sheh. Pa parë këto që tregojnë se pakënaqësia është transformuar në energji sociale askush nuk mund të thotë se do të ndodhë e gjitha kjo.
Ngjarje të papritura mund të ndodhin, drama sociale mund të krijohen, kriza mund të ashpërsohen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: