OBSH do të dërgojë një grup ekspertësh me një mision 10- ditor në Turkmenistan, i vetmi vend në Azinë Qëndrore që nuk ka shpallur ende rastin e parë me COVID-19.

Në fakt OBSH do të zhvillonte një mision 2- mujor në këtë vend por u shty prej bllokimit të kufijve. Autoritetet shëndetësore  në Turkmenistan pretendojnë se nuk ka asnjë rast të ri me koronavirusi, por zyrtarët anonimë dhe banorët denoncojnë se ka dhjetëra raste të pacientëve me simptoma nëpër spitale.

Të vetmet në Azi që nuk kanë raportuar koronavirusin janë Kore e Veriut dhe Turkmenistani, dhe OBSH është dyshuese për këtë aspekt, që një vend në qendër të kontinentit nga ku lindi COVID-19, me 6 milionë banorë mos jetë ‘vizituar’ qoftë dhe njëherë nga koronavirusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb