Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo pret ndeshjen kundër Bylis, por edhe pergjigjet e tamponëve që iu nënshtuan futbollistët e skuadrës ballshiote, pasi një prej tyre rezultoi pozitiv me Covid-19. Deri atëherë, sfida mbetet në dyshim, ndërsa tekniku i shton të tjera doza mundësisë që ajo të mos luhet nëse në radhët e rivalëve rezultojnë të tjerë futbollistë pozitivë.

82279130 2591453244444115 368452604235087872 O
82279130 2591453244444115 368452604235087872 O

“Po presim vendimin e Federatës. I janë bërë teste të gjithë ekipit, më pas do të shikojmë si do të veprojmë. Kështu që presim deri në momentin e daljen e rezultateve. Edhe lojtarët do të kenë pak frikë. Mund të jetë takuar me të gjithë, duhet kontroll që mos përhapet. Këtë frikë kishim të gjithë, se çfarë do të ndodhë në qoftë se infektohet një lojtar. Frikë nuk duhet të kemi, por duhet të jemi të kujdesshëm. Do presim rezultatet e testeve. Në qoftë se do të dalin negativë nuk do të kemi frikë, po dolën pozitivë, besoj se ndeshja nuk do të zhvillohet. S’ka shanse të luhet po dolën shumë lojtarë pozitivë. Është Federata dhe klubet që do të vendosin. Të presim rezultatet”, ka thënë Egbo, që më pas është ndalur te futbolli i luajtur dhe gara për titull, që sheh Tiranën kryesuese dhe favorite.

100838021 2591452537777519 8159666834165989376 O
100838021 2591452537777519 8159666834165989376 O

“Do të shohim nesër se kush është 100 % gati për të luajtur. Çdo ekip ka mendimet e veta. Nuk shikoj ekipet e tjera, ne shikojmë punën tonë. Lojtarët janë koshientë që akoma janë edhe 30 pikë në lojë dhe ka 10 ndeshje. Zoti do të na udhëheqë, ne do të jemi mbrapa tij. Në momentin që do të sigurojmë matematikisht titullin atëherë do të themi se Tirana ka dalë kampionë. Për deri sa janë 30 pikë në lojë, do të luftojmë deri në fund. Çdo ndeshje për ne do të jetë si një finale. Ju kam thënë çunave dhe ata e dinë, që duhet të jemi me këmbë në tokë”, ka vijuar trajneri i Tiranës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb