TIRANË– Largimi i opozitës dhe mungesa e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta duke se ka lënë pa “angazhime” kabinetin qeveritar dhe Kryeministrin Rama gjatë seancës. Ky i fundit nuk foli fare në Parlament sot, por duket se gjeti mënyrën më të mirë për të kaluar kohën. Gjatë momenteve që po behej gati votimi, Rama ka ‘inauguruar” telefonin e ri që në dukje është ‘Iphone 6’, duke realizuar një selfie me zv.kryeministrin Niko Peleshi.

Më pas ka nxituar të kërkojë opinionin e Ministrit të Jashtëm, që në çdo rast nuk e kursen të qeshurat dhe ti thotë “Po” sa herë që i drejtohet Rama. Por ajo që ra në sy është që Kryeministri gjatë momenteve të votimit, i është rikthyer një vesi që me gjasa e ka pasur në vogëli. Për më shumë shikoni videon.

https://www.youtube.com/watch?v=YMYQVzjRv8k

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: