Vllaznia ndalet në Superligë, duke i dhënë një asist të gjithë rivalëve në garën për titullin kampion. Skuadra shkodrane nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola kundër Kastriotit në ndeshjen e luajtur në “Loro Boriçi”.

142335242 3673690086041324 5457542647012142782 O
142335242 3673690086041324 5457542647012142782 O

Megjithëse ishin më kërkues dhe iu afruan më shumë golit, të besuarit e Brdaric nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës, duke u mjaftuar me një pikë në javën e 16-të të Superligës. Kjo ndalesë e Vllaznisë, i jep mundësi ndjekësve më të afërt të Partizanit dhe Teutës të ngushtojnë diferencën në renditje në përballjen direkte që luajnë të hënën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: