Zinedine Zidane pritet të jetë “blerja” më e madhe e Real Madrid për sezonin e ardhshëm. Trajneri rinovoi kontratën edhe për një vit, duke marrë përsipër vazhdimin e projektit të nisur prej tij dhe të kulmuar me titullin kampion në La Liga. Por, tekniku francez duhet ta bëjë këtë pa shpenzime në merkato. Të kushtëzuar nga humbjet financiare që shoqëruan ndërprerjen e kampionatit dhe rifillimit të tij pa tifozë, në klubin “los blancos” kanë vendosur të jenë dorështrenguar në tregun e transferimeve.

Real Madrid 4
Real Madrid 4

Po ashtu investimi marramendës për ndërtimin e stadiumit të ri nuk lejon të tjera shpenzime të mëdha. Kështu, Zidanë duhet të punojë me grupin që ka në dispozicion, megjithëse nuk përjashtohen disa ndërhyrje të vogla, kryesisht në dalje. Thuajse e sigurtë është largimi i James Rodriguez. Futbollisti kolumbian nuk bën më pjesën në planet e Zidane dhe Real Madrid shpreson të arkëtojë një shumë të rëndësishme, e cila më pas mund të përdoret në merkato.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb