Në pjesën e parë të emisionit “Open” në News24, u diskutua në lidhje me sigurinë dhe sulmin kibernetik të ndërmarrë nga Republika e Iranit ndaj vendit tonë.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Aldo Bumçi, në një lidhje Skype u shpreh se nëse vendi ynë nuk do të kishte pranuar të strehonte muxhahedinët, sulmi nuk do të ndodhte, megjithatë ai shtoi se ky ishte një çmim që vendi ynë duhet ta paguajë për shkak se nuk ka kapacitete të tjera që të kontribuojë ushtarakisht në NATO.

Ndërkohë, eksperti i sigurisë Adrian Shtuni, u shpreh se duhet vetëkritikë dhe rritje e sigurisë në nivelet e duhura. Ai paralajmëroi se mund të ketë sulme të tjera të targetuara, ndërsa shtoi se qëllimi i sulmeve ishte përulja e Shqipërisë.

Bumci: Mund ta themi që nëse Shqipëria nuk do të kishte strehuar muxhahedinët, nuk do të ishte në vëmendjen e tyre por nuk do të ishte e drejtë të përfitojmë pa paguar. E mira është mbrojtja nga NATO dhe duhet të kontribuojmë. Nuk munden vendet e vogla ti bëjnë ballë sulmeve, mbrohemi nga NATO. Ne që nuk kontribuojmë dot ushtarakisht kontribuojmë në mënyra të tjera, nuk ka siguri falas. Nuk kontribuojmë dot në Ukrainë por duhet të japim kontributin tonë,. Nuk është kosto, është kontribut për të qenë të sigurt në NATO.

Shtuni: Duhet të plotësojmë detyrimet ndaj partneriteteve si ato bilateralëve si strehimi apo edhe aleancat multilaterale si NATO.
Nuk diskutohet që Shqipëria nuk është vetëm. Deklarata e Këshillit të Sigurisë së SHBA, ky vend do të ndërmarrë veprime ndaj Iranit dhe ftesë partnerëve të bëjnë të njejtën gjë. Kjo nuk mbyllet me kaq. Shqipëria duhet të ndjehet e sigurt që është pjesë e NATO-s. Nuk duhet vetëm të presim por duhet edhe të rrisim kapacitetet, sepse bërja publike e dokumenteve tregon se siguria nuk është në nivelet e duhura. Duhet vetëkritikë dhe rritje e sigurisë në nivelet e duhura.

Duhet të rritet vigjilenca se mund të ketë të tjera provokime që origjinojnë nga Irani dhe sabotime të targetuara. Ishin sulme kibernetike ndaj infrastrukturës strategjike. Ishte sulm që nuk kishte qëllim marrjen e informacionit dhe paralizimin e infrastrukturës por nxjerrjen e informacionit në publik që të kishte një ulje të Shqipërisë për ta poshtëruar. Nuk ishte sulm i zakontë dhe përgjigja që ju dha me ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike tregon se dëmi është bërë dhe duhen marrë disa përgjegjësi.

Bumçi: Dalja e të dhënave në publik,. Nuk duhet të harrojmë që para një viti dolën të dhëna që qeveria i kishte përdorur për zgjedhjet. Siguria, nëse një parti përdor të dhënat aty nuk ka siguri. Çdo agjenturë e huaj apo grup kriminal i merr të dhënat dhe mund të shantazhojë.

E dyta qeveria përdori të dhënat për të marrë zgjedhjet. Transperency International tha që duhet hetuar një gjë e tillë.

Të dhënat tona ishin në zyrat e një partie, çfarë sigurie kishte aty?
Nëse partnerët na ndihmuan të zbulonim agresorin, ne e dimë që për manipulimin e zgjedhjeve vjet ishte qeveria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb