Vllaznia dhuroi një spektakël të vërtetë ofensiv përballë Teutës, fitorja me “poker” golash zhduk edhe një herë problemet e mëdha që ka kjo skuadër, edhe ndaj Teutës pavarësisht se ishin në avantazh të trefishtë, nuk arritën të mbyllin sfidën, duke pësuar dy gola brenda pjesës së parë që i vendosën jo pak në alarm. Në fund ajo që ka rëndësi janë pikët e plota, por Brdaric e pranon që ekipi i tij nuk është perfekt, nëse do të ishin të tillë, do të ishin në krye:

“Nëse gjithçka do të shkonte mirë, duhej të ishim në vendin e parë se jemi skuadra që krijon më shumë raste të rrezikshme në kampionat. Duhet të jemi efektivë, duhet të jemi të përqendruar. Nuk jemi totalisht perfekt, nuk ka skuadër në botë që nuk bën gabime. Ne jemi Vllaznia, e dimë, duhet të jemi të përqendruar, shoh një skuadër me pasion dhe kjo më bën të lumtur”, theksoi tekniku gjerman në përfundim të sfidës.

I lumtur për “dopjetën” e tij u shfaq Liridon Latifi, por sulmuesi është i qartë se titulli mbetet larg, diferenca e madhe me Tiranën nuk i lejon të shohin më larg se ndeshja e radhës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb