Janë luajtur sot ndeshjet e mbetura të raundit të parë të grand slam të Australian Open për meshkuj e femra në tenis. Te meshkujt, numri 2 në botë, rusi Daniil Medvedev, fitoi 3-0 (6-1, 6-4, 7-6) ndaj zviceranit Henri Laaksonen, duke avancuar në raundin e dytë.

Një biletë siguroi edhe tenisti tjetër rus, numri 5 në botë, Andrey Rublev, që mposhti 3-0 (6-3, 6-2, 6-2) italianin Gianluca Mager. Në raundin e dytë avancojnë edhe italiani Jannick Sinner, argjentinasi Diego Schwartzman, spanjolli Roberto Bautista-Agut, kroati Marin Cilic, bullgari Grimor Dimitrov, si dhe francezët Richard Gasquet e Benoit Paire.

Te femrat – Ka nisur me fitore aventura në këtë turne e rumunes Simona Halep, ish-numri 1 në botë, që mundi 2-0 (6-4, 6-3) polaken Magdalena French.

Në raundiun e dytë shkon polakja tjetër Iga Swiatek (numri 7 në botë), që mundi 2-0 (6-3, 6-0) britaniken Harrier Dart. Nuk zhgënjen spanjollja Garbine Muguruza, numri 3 në botë, që eliminoi 2-0 (6-3, 6- 4) francezen Clara Burel.

Në raundin e dytë shkojnë edhe rumunia Sorana Cirstea, estonezja Annet Kontaveit (numri 6), belgia Elise Mertens, rusja Anastasia Pavlyuchenkova (numri 10), francezja Alize Cornet e kazakja Elena Rybakina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb