Përfunduan ndeshjet e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, ku nuk pati surpriza. Tirana shkatërroi Shkumbinin 6-0 në një sfidë ku shkëlqeu Redon Xhixha me tripletë, ndërsa dygolësh realizoi dhe Vesel Limaj.

Partizani përsëriti rezultatin e sfidës së parë me Tërbunin duke triumfuar 3-0. Teuta u ndal në barazim 2-2 me Luzin, por durrsakët shkojnë më tej për shkak të rezultatit të përgjithshëm.

Ndërkohë dhe Skënderbeu fitoi me goleadë duke mundur 4-0 Veleçikun, ndërsa Korabi përmbysi Vorën duke u kualifikuar në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Përmbys Vllaznia, që pas humbje 2-1, fitoi 4-0 me Vllazninë.

REZULTATET

GRUPI A

Teuta-Luzi 2-2

15′ Gjorgiev, 32′ Kapllani/ Abubakar 26′ , Merdini 42′ 

Partizani-Tërbuni 3-0

53′ Filipoviç, 79′ Murataj, 86′ Musta

Tirana-Shkumbini 6-0

11′ , 45′ Limaj , 21′ , 25′ , 27′ Xhixha, 35′ Bali (autogol)

Skënderbeu-Veleçiku 4-0

10′ , 48′ Bismark, 30′ Nikaj, 33′ Vitija 

Korabi-Vora 4-1

3′ Marku, 11′ Marku, 83′ Dragoj, 90′ Çutra  / 28′ Ismailaj (pen)

GRUPI B

Vllaznia-Labëria 4-0

 26′ Gjurgjevik, 79′ Aralica, 80′ Musteganagiç, 89′ Heriç 

Laçi-Butrinti 4-0

20′ Guindo, 72′ Deliu, 86′ Ziko , 90′ Prengaj

Kukësi-Maliqi 4-0

45′ Daci , 56′ Krniç , 71′ Gavazaj , 90′ Sula

Kastrioti-Elbasani 1-0

71′ Ajazi

Apolonia-Flamurtari 1-1

31′ Omeri/ 49′ Gocaj (pen)

Egnatia-Turbina 1-0

90′ Timis Bardis

Pogradeci-Besa 2-0

57′ Lacka, 88′ Muçllari

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb