TIRANE

Debati i seancës së kaluar mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe kryeparlamentarit Ruci për kodin e veshjes në parlament ka vijuar edhe këtë të hënë.

Gjuzi: Në seancën e kaluar keni shkelur rregulloren se keni penalizuar Kostaq Papën dhe Kujtim Gjuzin që kishin diskutim. dhe deri në këtë moment, keni shkelur nene të rregullores.
më the ke shkel kodin e etikës, këtu e kam unë edhe kodin edhe rregulloren. Ca kodi kisha shkel?

Ruci: Ke për procesverbalin thash?

Gjuzi: Tjetra që është më kryesorja në orën 14:39 minuta më ka ardhur sms kërcënuese pikërisht për veshjen. Edhe nuk ka Zot none që të më kërcënojë mua, se nuk Të kam frikë as ty as kërkënd. Kaq për sot, herë tjetër pastaj shohim e bëjmë

Ruci: Unë nuk të kërcënoj ty, të ftoj të zbatosh etikën i dashur dhe të mos ndalosh me autoshkollat në derën e parlamentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb