ELBASAN – Kryeplaku i fshatit  Gribë në Elbasan është ndaluar  për “Moskallëzim krimi”.

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë ndalimin 37 vjeçarit Albert Veliu, banues në fshatin Gribë.

Ndalimi i tij u bë pasi duke qenë në  cilësinë  e  kryeplakut të fshatit  Gribë, njësia admistrative Kukër  nuk ka kallëzuar në organet kompetente  mbi kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: