TIRANE

Stresi dhe Kejsi janë ndër çiftet më të komentuar në shoëbiz. Ndërsa gjithçka dukej se po shkonte mirë mes tyre pas rikthimit, sipas postimeve të fundit të Kejsit ata janë ndarë sërish.

Por diçka ka ndodhur dhe dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjete sociale. Madje Keisi është pyetur nga një ndjekëse nëse do vijë në Shqipëri dhe ajo është përgjigjur në mënyrë të prerë.

“Nuk kam çfarë bëj në Shqipëri”, shkruan Keisi, e cila jeton në Kanada. Nga kjo përgjigje duket sikur ata janë ndarë përfundimisht, megjithatë edhe kjo mund të jetë një krizë e momentit.

Ndërsa në një postim tjetër bukuroshja brune ka të nënkuptohej se ndarja ka ardhur si pasojë e tradhtisë.
“Nëse tradhton dikë që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ju, ju në të vërtetë keni tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë”, ka qenë kjo shprehja që ajo ka ndarë në InstaStory.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: