SHBA

Hilaria Baldwin ka thyer heshtjen në lidhje me të shtënat aksidentale të Halyna Hutchins, në të cilën ishte përfshirë bashkëshorti i saj, Alec Baldwin. Ajo bëri një postim në rrjete sociale gjatë ditës së djeshme duke shprehur ngushëllimet për familjen e kinematografes ukrainase.

“Zemra ime është me Halynan, bashkëshortin, djalin, familjen dhe me të gjithë të dashurit e tyre. Dhe për Alec gjithashtu”, nis postimin Baldwin.

“Thuhet ‘nuk ka fjalë’ sepse është e pamundur të shprehësh tronditjen dhe dhimbjen e një aksidenti kaq tragjik. Humbje. Mbështetje”, kanë qenë fjalët e Hilaria.

Reagimi i instruktores së yoga-s vjen disa ditë pasi Alec bëri një deklaratë rreth kësaj ngjarje. Ai shprehu ngushëllimet e tij për familjen Hutchins dhe vuri në dukje se ishte në kontakt me ta pas asaj që ndodhi.

Drejtoresha e fotografisë u vra aksidentalisht nga Alec Baldwin gjatë xhirimeve të filmit “Rust”. Në po të njëjtën kohë u plagosu edhe regjisori Joel Souza.

“Rust”ndërkaq është një film perëndimor, ngjarja e të cilit zhvillohet në vitet 1880, ku luajnë aktorë si: Baldwin, Travis Fimmel dhe Jensen Ackles. Zyra e Sherifit theksoi që hetimi ‘mbetet i hapur dhe aktiv’ dhe nuk është ngritur asnjë aktakuzë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb