Kryeopozitari Lulzim Basha në një lidhje live për emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës ka thënë se nuk ka frikë nga koronavirusi por askush nuk duhet të jetë konfident.

Më shumë Basha ishte i shqetësuar për prinëdrit e tij dhe për të afërm të sëmurë nga ana shëndetësor.

 

 

”Këto janë dy hapat kryesorë dhe që duhet të ketë çdo autoritet. Fund standartit të dyfishtë, jo ndryshe të flasësh dhe ndryshe të bësh.

Kam dy javë që kërkoj me ngulm, por vjen momenti që njerëzit ngopen nga fjalët. U bënë 4 ditë që tjetër gjë thuhet në TV e tjetër gjë bëhet.

Pasojat do t’i vuajnë të moshuarit dhe të rinjtë. Këtu nuk ka mirëkuptim, por ka vetëm veprim.

Ajo që më intereson është që Shqipëria mos jetë në bisht dhe është mirë të merret nga vendet që kanë respektuar të gjitha aspektet, distancimin, mbështetja ndaj ekonomisë.

Kosova ka vepruar edhe më shpejt edhe më mirë. Thirrja është nëse kemi të njëjtin fokus dhe veprim me të njëjtën energji si propaganda atëhere do të shkojë mirë.

Duhen marrë parasysh interesat e të gjithë shqiptarëve.

 

Po artikuloni si kryeministër?

Detyra ime sot është të bëj gjithçka si kreu I PD, bashkëqytetar, familjar, kryefamiljar, bir. Të jap këto aspekte që të kalojmë me pak dhimbje dhe pak viktima. Ajo që po bëj është maksimumi dhe ekipin shëndetësor, ekonomik të ekpertëve të sigurisë kombëtare që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme që PD të jetë në

 

Sot kemi vetëm një interes, shëndeti, sigurisë dhe ekonomia. Kemi zero interes politik.

 

 

Nuk kam frikë, kam shqetësim për prindërit por edhe për ata që nuk janë mirë me shëndetin. Askush nuk duhet të jetë konfident. Të marrë masa për veten, të afërmit, qytetarët. Nuk duhet të lodhemi nga domosdoshmëria për të respektuar distancën, higjienën.

Autoritetet duhet të ndihmojnë ata që nuk kanë ujë, që janë në çadra. Disa raste vijnë nga këtu nga qendra e Tiranës.

Në respekt të asaj që kam thënë, do marr zero kohë.”- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb