Para fillimit të Botërorit u përfol shumë se Kristjan Asllani dëshiron të largohet nga Inter në janar me formulën e huazimit për të pasur më shumë hapësirë për të luajtur në një skuadër tjetër. Por në më më pak se një muaj duket se gjërat kanë ndryshuar.

Mesfushori shqiptar dëshiron të qëndrojë te zikaltrit për të fituar vendin e titullarit. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Asllani mohoi të ketë kërkuar një transferim në formë huazimi në janar.

“Asnjëherë nuk e kam kërkuar një gjë të tillë, gjithçka është false. Jam i lumtur këtu tek Inter dhe dua të qëndroj. Isha unë që e bëra këtë zgjedhje dhe do ta bëja përsëri. Që në fillim e dija se ku po shkoja, e gjitha është pjesë e një udhëtimi” – u shpreh mesfushori 20 vjeçar, i cili kujton edhe rastin e humbur ndaj Barcelonës.

Asllani

“Ai rast i humbur në Cam Nou nuk më la të flija. Por mësova shumë nga ai gabim. Shokët më kanë ndenjur shumë afër, veçanërisht D’Ambrosio. Dua të shoh vetëm para, mendoj se gjithçka është pjesë e një procesi. Nuk dua të më quajnë thjesht zëvendësi i Brozovic, dhe këtë do ta tregoj vetëm duke punuar me përkushtim çdo ditë” – përfundoi Kristjan Asllani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb