Kanye West, ka zbuluar se ai nuk ka lexuar “asnjë libër”, madje e quajti diçka të tillë aq të pakuptimtë sa ngrënia e lakrave.

Në një paraqitje në ‘podcast’-in e ri “Alo Mind Full”, ai ishte në bashkëbisedim me CEO-n dhe bashkëthemeluesin e Alo Yoga, Danny Harris

“Kur thatë se nuk e kisha lexuar këtë libër, në fakt nuk kam lexuar asnjë libër, të lexosh është si të ha lakra Brukseli për mua”, tha ai.

45-vjeçari tha se mendon se njerëzit përfundimisht do të mësojnë të komunikojnë pa duke folur – si ‘Jedi’ personazh nga Star Wars .

Reperi pohoi gjithashtu se ai beson se shoqëria duhet të kujdeset më shumë për të moshuarit duke eliminuar të gjitha shkallët dhe duke i zëvendësuar ato me rampa, pasi ‘të gjithë do t’i drejtohemi të moshuarve’ një ditë.

“Ne nuk e kemi projektuar botën tonë deri në këtë pikë për të maksimizuar ekzistencën tonë në këtë planet si specie,” shpjegoi ai.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb