TIRANË

Një dëgjesë publike  për disa ndryshime në ligjin për të drejtat e autorit mes minsitres Elva Margariti dhe artistëve ka përfunduar në debat e përplasje. Ministrja foli për mungesë transparence, nga agjencitë e administrimit të fondeve të mbledhura.

“Ka pasur mungesë transparence në shpërndarjen e fondeve nga agjencitë e administrimit”, tha ajo

Artistët nga ana e tyre u ankuan për kuotat që kanë marrë nga e drejta e autorit.

“Po talleni me ne? Unë kam marrë 200 mijë lekë për një vit. Nuk kam më kohë, do vdes. Kjo është të tallesh me ne”, tha kompozitori Enver Shengjergji.

Ndërsa kompozitori Robert  Radoja e pyeti ministren “A mos keni ardhur për fushatë?”, duke nënkuptuar se janë të njëtat probleme prej vitesh.

Po ashtu, edhe Miron Kotani tha se “Kam marrë 300 mijë lekë për një vit. Jam paguar sa nje pastrues, madje pastruesi i merr ne muaj, jo ne vit”

Ndersa Margariti vuri në dukje se të tjera janë shumat e mbledhura nga Albautori dhe tëtjera janë ato të shpërndara, akuzat mes palëve u bënë të pashmnashme. Shengjergji tha se o gënjen ministrja, ose gënjen Albautori. “Dikush duhet te mbaje pergjegjesi”

Margariti nga ana e saj ju drejtua një përfaqësuesi të Albautor se “ju nuk doni qe t’ju dalin listat”, duke folur për shifra të ndryshme në to.

Perfaqesus i Albautor u shpreh se lista nuk ka firme dhe nuk e njohu për të vetin dokumentin.

Ne anen tjeter, Elton Deda, tha se arsyeja e ndryshimeve ligjore eshte tjeter “Nuk kane hallin e artisteve, kanë hallin e drejteusve të agjencive. Po u hap kjo lojë, nuk dihet ku del”. Nje tjeter degjese publike do te mbahet per ndryshimet ne ligj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb