Faruk Sejdini, një emër i njohur i trajnimit shqiptar, ka analizuar sot ngjarjet e fundit në kampionatin tonë. Nga VAR, te ndeshjet e skuadrave të ndryshme, ai ka dhënë mendimet e tij në “Sport  News Plus”, duke u ndalur fillimisht te video-asistenti.

“VAR është shumë i mirë, që është vënë dhe duhet dalëngadalë të disiplinohemi e ambientohemi, se a ka mundësi të ndodhi si shohim në Europë që lojtarët janë të emancipuar.

Arbitri shkon te televizori, lojtarët zihen këndej, njëri do të afrohet të arbitri, tjetri… krijohet konglomerat veprimesh të palogjikshme, sikur kërkojnë të marrin të verdhë me zor.

Uroj që ky VAR të mos degradojë, të mos shkojë varja VAR-it. Po the varja VAR-it, arbitri ka një situatë që nuk e kërkon se thotë arbitri e pashë unë. Është edhe situata tjetër që krijohet e ishalla nuk agravohet se e dimë që këtu degradon dalëngadalë çdo gjë.

Thotë varja VAR-it që lërja përgjegjësinë VAR-it. Unë i pashë të gjitha ndeshjet dhe këto situata supozojmë që arbitri është aty, rrinte 5 minuta e sillej vërdallë, të heq unë përgjegjësinë.

Partizani? Goli që pësoi Partizani, në jetën time nuk kam parë më të shëmtuar. Nuk e kishte fajin Alban Hoxha por ai qendërmbrojtësi me atë veprim që beri gjithçka mund të quhet vetëm mbrojtës jo.

E shfajësoj 100 përqind portierin me veprimin që bëri mbrojtësi. Mbrojtësi i liroi rrugën kundërshtarit. Ai i hapi rrugë dhe ktheu kokën nga shoku i vet. Asnjë lloj shikimi periferik, ai ishte si somnambul”, – tha Sejdini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb