Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vendosi sot që me datë 7 shkurt të mbahet Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore, ku do të përcaktohen drejtuesit e futbollit në vend për 4 vitet e ardhshme, ndër të cilat edhe presidenti.

Pas këtij lajmi ka reaguar deputeti Erion Braçe, i cili njihet si një nga kundërshtarët më të mëdhenj të kreut aktual të FSHF-së Armando Duka.

Në një postim në Instagram, Braçe shkruan: Nuk eshte ashtu siç duket! Po flisnim per futboll, kete tonin! I thashe: Nuk kandidoj! Nuk ua bej pulave kete se quhet nderhyrje politike e qeverise, kapje!
erion-brace-470x289
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb