Bashkëshortja e biznesmenit të mbetjeve, Zamir Kormuzi, të arrestuar mbrëmjen e kaluar në Portin e Vlorës, pasi kishte tentuar të fuste në Shqipëri mbetje të rrezikshme përmes tragetit të linjës Brindizi-Vlorë, tregon për “BalkanWeb” dhe “News24” detaje nga ngjarja. Ajo tregoi se bashkëshorti i saj kishte shkuar për të bërë deklarime në polici, por pas 10 minutash i kishin vënë prangat.

Sipas saj, në mëngjesi furgoni i firmës kishte shkarkuar 5 qese me mbetje të riciklueshme, ndërsa në orët e pasdites policia kishte shkuar dhe iu kishte bërë disa foto këtyre qeseve, duke marrë si fillim atë për deklarim e më pas bashkëshortin e saj.

“Burri shkoi për të bërë deklarimin në polici, por pas 10 minutash i kanë vënë prangat. Kjo është e padrejtë. Kam qenë në biznesin tim dje gjithë ditën. Në 08:30 ka ardhur furgoni i firmës “Delfini”, që shkarkoi 5 qese me mbetje të riciklueshme dhe iku. Nuk kishim asnjë kontratë me këtë firmë. Në 05:30 vjen policia dhe bën foto të qeseve. Policia më mori për deklarim mua, pastaj tha të vijë Zamiri.

Policia gjeti një sasi lesh xhami në qese, asgjë tjetër. Nga trageti vijnë mbete ushqimore dhe plastike të riciklueshme. Te ne nuk kanë ardhur asnjëherë mbetje të rrezikshme. Kemi pasur kontrolle nga Inspektorati, por asnjë problem. Kur dyshojmë për mbetje të rrezikshme, lajmërojmë autoritetet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb