David Alaba është shumë pranë transferimit në Madrid. Kontrata e tij më Bayern Munich përfundon në fund të sezonit, për këtë arsye klubi është i hapur për çdo ofertë që vjen në drejtim të mbrojtësit i cili ia ka bërë të qartë vullnetin e tij, nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën. Në Spanjë janë të sigurt se Alaba do të transferohet tek Real Madrid, skuadër që e ka ndjekur prej kohësh, madje kanë gjetur edhe akordin financiarë, një page sezonale afro 12 milion euro.

Alaba
Alaba

Emri i Alaba qarkulloi fuqishëm edhe në Premier League por edhe në Angli janë dorëzuar në këtë pikë. Sipas “The Guardian”, Alaba ka zgjedhur Realin dhe pritet të transferohet në Madrid në javët e ardhshme. Edhe sipas të përditshmes britanike, motivi është i qartë, Alaba ka pranuar ofertën më të mirë ekonomike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb