Real Madrid dhe Atletico barazuan 1-1 në “Santiago Bernabeu” në një derbi me mjaft polemika, sidomos për penalltinë e akorduar për “Los Colchoneros”. Pas derbit, kanali zyrtar i klubit të Real-it ka ngritur akuza të rënda për arbitrin e takimit dhe VAR, duke i konsideruar fajtor që nuk morën dot 3 pikët.
“Nuk ka asgjë, absolutisht asgjë, topi tashmë ka iku dhe është Lino ai i cili po kërkon duelin me Tchouamenin. Problemi është se Soto Grade i ka pamjet e ngrira për ta bërë të duket se francezi i shkeli këmbën. Ata po manipulojnë pamjet nga VAR-i, sepse i shfaqën momentin kur këmba e francezit është mbi atë të Linos, por nëse e shihni më vonë aksionin, e kuptoni se Lino bie në tokë në një mënyrë të panatyrshme. Ne u përballëm me skuadrën më të favorizuar nga arbitrat dhe VAR-i”, thuhet në kanalin zyrtar të Real Madrid-it.