Nuk kanë fund problemet tek Milan, Rino Gattuso humbet një tjetër lojtar në këtë fund sezoni. Mattia Caldara pësoi një tjetër dëmtim, këtë herë fatal teksa në seancën e fundit stërvitore u pa të largohej nga “Milanelo” me paterica. Mbrojtësi iu nënshtrua rezonancës magnetike, përgjigjja ishte dhe më e rëndë se sa parashikohej.

Caldara
Caldara

Caldara ka këputur ligamentet kroçial të gjurit dhe është i detyruar të nënshtrohet menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale. Në të tilla raste, parashikohet një kohë rikuperimi prej 5-6 muaj. Caldara nuk e ka shijuar ende fanellën kuqezi, pa transferimit të tij nga Juventus ka zhvilluar vetëm dy ndeshje si titullar, e fundit ishte sfida e kthimit në Kupën e Italisë kundër Lazios.

Gennaro Gattuso
Gennaro Gattuso

Për Gattuson mungesa e Caldara është një problem më shumë, mbi të gjitha në mbrojtje. 4 javët e mbetura në Serie A priten të thonë shumë jo vetëm për Gattuson por për të gjithë stafin e Milan.

Gattuso Madini Leonardo
Gattuso Madini Leonardo

Sipas “La Gazzetta dello Sport” edhe Leonardo rrezikon postin e tij, fundja edhe ai është pjesë e këtij dështimi. Presidenti Elliot është duke menduar të afroj në Milano drejtorin sportiv të Lillë, Luis Campos.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb