Këngëtarja e njohur Enca Haxhia duket se i ka shijuar në maksimum pushimet luksoze në Dubai.

Ajo gjatë kësaj periudhe ka ndarë foto e video të shumtë nga pushimet në vendin e njohur, e shpesh, ka ndarë imazhe nga takimet me personazhe të njohur. I fundit është këngëtari dhe aktori i njohur egjiptian, Mohamed Ramadan, me të cilin Enca ka realizuar dhe një foto.

Ndërsa dje, përmes një postimi në “Instatory”, Enca ka treguar se ishte ulur pranë yllit të UFC-së, Conor McGregor. E siç duket, veç argëtimit, Enca do të bëjë dhe miq të rinj

Në një postim në InstaStory, Enca ka treguar se madje ishte ulur pranë yllit të UFC-së, Conor McGregor.

Kurse gjatë të enjtes kur edhe është kthyer në Shqipëri, në profilin e saj në Facebook e ka shpërndarë një fotografi të përbashkët me aktorin egjiptian, Mohamed Ramadan, i cili së fundmi është bërë mjaft i suksesshëm edhe si këngëtar në vendet arabe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: