Nuk kanë fund telashet për të ish-pronarin e Chelsea! Tashme janë autoritetet franceze ato të cilat kanë sekuestruar vilën e Roman Abramovich në jug të Francës, e cila dikur i përkiste Dukës dhe Dukeshës së Windsor. Ky sekuestrim vjen në vazhdën e sanksioneve ndaj oligarkëve rus pas sulmit ndaj Ukrainës.

Château de la Croë ndodhet në një nga pjesët më prestigjioze të Rivierës Franceze – Cap d’Antibes  dhe agjentët lokalë të pasurive vlerësojnë se vlen rreth 90 milionë paund.

E ndërtuar në vitin 1926, vila luksoze ka dhjetëra dhoma gjumi, tetë tualete dhe ka një sipërfaqe mbi 12 hektarësh, përfshi një pyll e lëndina vetëm disa metra nga deti Mesdhe.

Abramovich shpenzoi rreth 30 milionë paund për restaurimin e Château pasi e bleu atë në 2001, duke ndërtuar një pishinë 15 metra në tarracën e saj dhe duke futur një palestër të madhe dhe një kinema në bodrum.

Por, përpara se të kalonte në pronësi të Abramovic, prona u përdor si një shtëpi pushimi nga ish-mbreti i Anglisë Edward VIII dhe Wallis Simpson,  i njohur si Duka dhe Dukesha e Windsor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb