Konflikti për 2 hektarë me ullinj, i nisur prej disa vitesh u ndez sërish mes dy familjeve Hasalla në fshatin Garunjas të Lushnjës. Pas plagosjes se 60-vjeçares Bajame Sejena, babai i Armand Hasallës i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i ngjarjes, thotë se i biri ndodhet në Greqi prej 2 javësh.

Ai mohon që djemtë e tij të kenë gisht në plagosje ndërsa beson se ngjarja është e inskenuar nga familja me të cilën ka konflikt prej vitesh pasi e plagosura, Bajame Sejena është motra e Kastriot Hasallës i cili vrau dy vite më parë Romeo Hasallën.

Shaip Hasalla thotë se ngjarja ndodhi fill pas vendimit të gjykatës që dënoi autorët e vrasjes së të birit, zbardhjen e së cilës thotë se ia la në dorë drejtësisë.

Në rrugën Lushnjë-Ballagat u qëllua në armë ndaj një makinë tip “Volkswagen” ku udhëtonte Bajame Sejena bashkë me nipin. Nga të shtënat u plagos këmbë 60-vjeçarja e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb