Sezoni i parë i Jose Mourinho tek Totenham Hotspurs mund të konsiderohet një dështim por ai nuk mendon kështu.

Edhe pse këtë vit Totenham nuk arrin dot të jetë në top 4-she madje as në një vend për Europa League, ai ka ironizuar duke thënë se nga statistikat individuale ai është i 4-ti në renditjen e Premier League.

Mourinho e mori në fund të nëntorit Totenhamin pas nisjes katastrofale të sezonit me trajner Pochettinon dhe sërish nuk ia doli të realizojë objektivat apo të shpëtojë sezonin e Spurs-ave.
Por gjithashtu portugezi i njohur për batutat thotë se është kampion i 5 ndeshjeve të fundit pasi ka grumbullura 13 pikë, si asnjë ekip tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb