Vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit. Shumë pak për Vllazninë, që i është larguar kreut të renditjes. Kur mbeten edhe pesë javë deri në fund të sezonit, një tjetër hap fals mund të kompromentonte misionin e Vllaznisë në garën për titull. Për këtë arsye, sfida e së premtes kundër Kukësit është deçizive. Këtë e di mirë trajneri Thomas Bërdariç.

4. Mungoi Vetem Fati Vllaznia Ndalet Ne Shtepi, BerdariÇ I Kenaqur Me Lojen
4. Mungoi Vetem Fati Vllaznia Ndalet Ne Shtepi, BerdariÇ I Kenaqur Me Lojen

“Jemi optimistë, pasi gëzojmë një formë të mirë sportive. Kundër Kukësit është një ndeshje ndryshe nga ajo me Teutën. Do luajmë me pasion dhe jemi të kënaqur që ndeshja luhet në një fushë të mira si ajo e Elbasanit. Nuk është koha të merremi me çfarë ka ndodhur në të shkuarën. Stili jonë i lojës do të jetë i njëjtë edhe me Kukësin. Na duhet fati për pjesën e finalizimit. Do bëjmë gjithçka për të shënuar. Kundër Kukësit do të bëjmë maksimumin tonë”, thotë trajneri i Vllaznisë. Bërdariç nuk i beson krizës së Kukësit, jashtë çdo objektivi në pjesën e mbetur të sezonit.

2. Ndeshja E Sezonit Ne Shkoder Luhet Titulli, Per Vllaznine Vlen Vetem Fitorja
2. Ndeshja E Sezonit Ne Shkoder Luhet Titulli, Per Vllaznine Vlen Vetem Fitorja

“E njohim Kukësin, kemi luajtur me të edhe më parë dhe i kemi studiuar. Kanë shumë lojtarë të mirë, me një trajner me eksperiencë të madhe. Janë në mes të tabelës, por nuk rrezikojnë rënien. Ata janë të fortë dhe kanë cilësi. Duhet të luajmë fort, të tentojmë të shënojmë sa më parë”, vijon tekinku, që nuk do të flasë për titullin. “Ne jemi një ekip që duam të fitojmë dhe kemi investuar shumë. Duhet t’i marrim ndeshjet seriozisht dhe lojtarët të kënaqen në vazhdim dhe të punojnë fort për të ngritur klubin. Nuk kemi çfarë humbim, luajmë gjithçka për gjithçka në ndeshjet e mbetura”, është shprehur Bërdariç.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb