ANGLI

Sulmuesi brazilian Willian Borges da Silva thotë se me Chelsea-n ka mbyllur hesapet dhe pas një muaji kur skadon dhe kontrata do të largohet.

Willian në një program televiziv brazilian ka thënë se nuk ka as negociata dhe as rinovim prandaj do të largohet. Për brazilianin i cili aktualisht mban numrin 10-të tek Chelsea janë interesuar klube si Barcelona apo Real Madrid.

Këtë sezon pozicioni i tij si titullar është lëkundur për shkak të dyndjes së krahëve tek Chelsea me Pedron, Mason, Pulisiç apo Huddson- Oddoi dhe braziliani nuk është aktivizuar për shumë minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb