Për gazetarin Sokol Bregu vdekja e 4 turistëve rusë është një çështje shumë serioze dhe duhet një sqarim nëse ishte si pasojë e një veprimtarie armiqësore apo një problem i kaldajave për të cilat duhen dhënë detaje në momentin që një gjë e tillë të mos i ndodhë dikujt tjetër. I ftuar në emisionin “Në Shenjestër”, ai tha se Rusia mund ta hedhë shtetin shqiptar në gjyq për pakujdesi dhe mund të kërkojnë miliona si shpërblim.

“Nuk jepet një panoramë e qartë e aktivitetit të tyre.  Njëri prej tyre që flitet si gjeneral ushtrie, nuk përkonte me asnjë dhe nuk figuronte në database e ushtrisë. Po të dimë jetën e tyre ikin edhe dyshimet. Duhet sqarim se nëse kjo është veprimtari armiqësore e huaj apo spiunazhi le të mbetet nuk futet ne jetën time ose të shpjegojnë me detaje problemin e kaldajës që askush tjetër të mos i ndodhë një gjë e tillë. Historinë e Mihalit edhe mediat kanadeze e kishin si ngjarje dhe çështja u mbyll për 5 muaj , ndërsa në rastin e 4 rusëve asgjë. Kjo situatë është shumë serioze. Duhej të angazhohej i gjithë shteti për këtë çështje. Ose ky shtet kështu funksionon. Duan që çështjen t’ia ngecin njëri-tjetrit.Ata mund të na hedhin në gjyq. Kjo nuk është histori shqiptarësh. Janë shtete që mund të kërkojnë miliona si shpërblim.”- tha ai.

Po ashtu edhe ish-drejtuesi i Shërbimit Informativ Fatos Klosi kërkon që të  bëhet një eksperiment duke ndezur kaldajën duke marrë ekspertë.

“Kjo është një ngjarje që trajtohet shkencërisht. Të kontrollohet kaldaja, me çfarë punon. Nuk jemi seriozë në hetime. Ky është problem i prokurorisë. Ajo ka të gjitha kompetencat për t’i urdhëruar që të bëjnë hetimet me ekspertë. Më çudit fakti si vajti tek pishina monoksid. Të bëhet një eksperiment, të ndizet edhe njëherë kaldaja. Rusët i morën trupat dhe do të vërtetojnë nëse analizat janë të njëjta”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: