“Ne nuk kemi nevojë për lidhje diplomatike me Perëndimin”. Kështu ka deklaruar ish-Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, duke iu përgjigjur sanksioneve të ashpra të SHBA dhe BE.

Medvedev është shprehur se pushtimi i Ukrainës do të vazhdojë, derisa të arrihen qëllimet e përcaktuara nga Presidenti Vladimir Putin, ndonëse qëllimet e këtij të fundit janë të paqarta, shkruan “BBC”.

Medvedev gjithashtu ka dënuar pezullimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës, por është mburrur se kjo i ka ofruar Moskës një mundësi për të rivendosur dënimin me vdekje në ligjin rus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb