Pak minuta para nisjes së ndeshjes së Shqipërisë me Islandën në kuadër të Nations League, ka folur për mediat zëvendës trajneri i Kombëtares kuqezi, Hamdi Salihi. Salihi përmend formacionin, mesfushën dhe kundërshtarin.

“Vazhdojmë t’i qëndrojmë besnik formacionit tonë. Ne mundohemi të përmirësohemi në lojën tonë, pavarësisht kundërshtarit. Nuk preferojmë shumë ndryshime.

Mesfusha? Të gjithë mund të luajnë si titullarë. Në fund trajneri vendosi të vazhdojë me këto lojtarë, për t’i dhënë më shumë siguri dhe ekuilibra lojës, por kjo nuk do të thotë që gjatë lojës nuk mund të futen lojtarë si Asllani apo ndonjë tjetër.

Shumë prej vendimeve të trajnerit janë në raport edhe me ndeshjen e dytë ndaj Izraelit. Do mundohemi t’i shpërndajmë pak forcat.

Presion te lojtarët nga fakti që jemi etiketuar si favoritë? Jo, nuk e besoj. Është më shumë vetëbesim, është meritë e tyre që kanë ardhur në stadin për të qenë favorit me Islandën dhe Izraelin. Më shumë është vetëbesim, do Zoti e menaxhojmë mirë” – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb