Shtëpia e gjyqtares nga Durrësi Shpëtime Pitaku është plaçkitur nga persona ende të paidentifikuar. Sipas burimeve hajdutët kanë vjedhur 2,000 euro si dhe bizhuteri me vlerë.

Në një komunikim me gazetaren e News24 Klodjana Haxhiaj, gjyqtarja Pitaku tha se vjedhja ka ndodhur të dielën, kur nuk kanë qenë në shtëpi, por kishin dalë jashtë. Ajo ka thënë se nuk kamë kamera në shtëpi.

“Vjedhësit kanë hyrë të dielën. Nuk kam kamera në shtëpi. As më ka shkuar në mendje të vë kamera se një shtëpi normale kam”, është shprehur gjyqtarja.

Pasi është konstatuar plaçkitja, ka qenë bashkëshorti i saj që ka bërë denoncimin në polici. Grupi hetimor ka kryer veprimet në shtëpi dhe ka kërkuar për gjurmë gishtash. Si banesa, ashtu dhe zona përreth nuk ka pasur kamera të instaluara.

Mësohet se dera e banesës nuk ishte e dëmtuar, çka tregon se kanë gjetur forma për ta hapur dhe hyrë brenda për të marrë paratë dhe bizhuteritë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: