Ish deputeti i PD-së, Eduard Halimi ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me deklaratat e një ditë më parë të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.


“Ajo qe dua te percjell sot lexuesit, pra qellimi primar pse u ula te rendis faktet si me siper eshte thelbesisht teknik lidhur me kete lajm. ( Per kaosin ne GJK do te shkruaj nje dite tjeter pak me gjate). Nuk dua te permend as debatin politik si sot 4 vjet me pare, as se kush “e siguroi relatoret e Komisionit te Venezias” dhe as argumentet pro dhe kunder vetingut. Ajo qe kryeministri Zaev permend si deklarate te BE per MV eshte thelbesisht e njejte me deklaraten e KV 4 vjet me pare, prg.65 qe ishte pranimi i nje shqetesimi racional dhe te arsyeshem.” shkruan Halimi ndërsa thekson se ne konkluzion te qellimit primar te ketij shkrimi përcjell disa mendime thelbesisht teknike per lexuesin ne reflektim te lajmit te mesiperm.


Postimi i plotë:
BE ka nderprere fillimin e procesit te vetingut per gjyqtaret dhe prokuroret ne MV- deklaroi dje Zoran Zaev, kryeminister. Ata na thanë –citoj Zaev- se nuk keni njerëz, nuk keni si të plotësoni vendet që do të mbeten bosh”.
Ne tetor 2015, ne perpjekje per te qene racionale i shprehem Komisionit te Venezias (KV) shqetesimin se ishim vend i vogel dhe se ecja horizontale (shkrirja e institucioneve te vjetra dhe ngritja e te rejave njeherazi) do krijonte kaos, se nuk do kishim burime per te plotesuar vendet vakante qe do krijoheshin nga shkrirja ne teresi!
4 dhjetor 2015 Opinion Interim
65. “Komisioni i Venecias vëren se ….krijimi i kaq organeve të reja do të kërkojë rekrutim masiv të
profesionistëve ligjorë ndërkohë që numri i kandidatëve që zotërojnë arsimin, trajnimin, përvojën
dhe pavarësinë e nevojshme mund të jetë disi i kufizuar në një vend kaq të vogël sa Shqipëria.”
12 mars 2016 Opinion final Venezia ndryshon paragrafin 65 te mesiperm: 10. …Gjatë vizitës në Tiranë relatorët u siguruan që në Shqipëri ka një numër të mjaftueshëm personash të kualifikuar për të plotësuar këto vende me qëllim që sistemi i ri të mund të funksionojë Nentor 2019, i vetmi vend ne bote pa Gjykate Kushtetuese dhe Gjykate Supreme (Gjykate te Larte), kaos ne plotesimin dhe funksionimin e Gjykatave ne te ardhmen. Arsyeja (jo e vetme): NUK KEMI BURIME njerezore qe zoterojne pervoje integritet dhe pavarsi. Gjykata e apelit ne prag kaosi.
Ajo qe dua te percjell sot lexuesit, pra qellimi primar pse u ula te rendis faktet si me siper eshte thelbesisht teknik lidhur me kete lajm. ( Per kaosin ne GJK do te shkruaj nje dite tjeter pak me gjate). Nuk dua te permend as debatin politik si sot 4 vjet me pare, as se kush “e siguroi relatoret e Komisionit te Venezias” dhe as argumentet pro dhe kunder vetingut. Ajo qe kryeministri Zaev permend si deklarate te BE per MV eshte thelbesisht e njejte me deklaraten e KV 4 vjet me pare, prg.65 qe ishte pranimi i nje shqetesimi racional dhe te arsyeshem.
Une nuk mendoj se BE dhe Zaev kerkon te mbroje gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar ne Maqedoni, dhe as se BE ka ndruar qendrimin per luften ndaj korrupsionit ne drejtesi, ne Shqiperi, MV apo vendet e tjera kandidate. Sepse ndersa i kerkon Zaev te stopoje vetingun, Shqiperise ne te njejten kohe eshte duke i kerkuar ndershkim penal te metejshem! Por ajo qe une kuptoj nga deklarata e Zaev eshte se qendrimi i BE ne 2019 eshte racional dhe i arsyeshem. Po aq racional sa qendrimi KV ne 4 dhjetor ne paragrafin 65.
Ne konkluzion te qellimit primar te ketij shkrimi dua te percjell disa mendime thelbesisht teknike per lexuesin ne reflektim te lajmit te mesiperm
E para: BE nuk do te mbroje gjyqtaret/prokuroret devijante nga vetingu as ne Maqedoni dhe as ne Shqiperi. Ajo deklarate eshte ne perputhje te plote te shqetesimit teresisht racional te para 4 viteve te certifikuar nga KV ne 4 dhjetor 2015.
E dyta se qendrimi racional kunder draftit te ndryshimeve kushtetuese para 4 vitesh nuk ka qene kurre qendrim kunder reformes! (Se i bie qe sot BE eshte kunder reformes, gje qe nuk eshte eshte e vertete) por ka patur si shume te tjera, shmangien e kaosit sot
E treta kur behen reforma te rendesishme, me qellime afatgjata ka nevoje te degjohen zerat racionale, zerat e profesionisteve (KV) dhe po ashtu te mbeshteten ata.
E katerta, MV dhe BE, po mesojne nga gabimet tona dhe ndoshta ata jane ne rregull, sepse e nderprene rrezikun, por per ne ka nje klecke, sic thote A. Robbins tek “Unlimited Poëer “, KOHA. Sado te mesojme nga gabimet nuk e zhbejme dot KOHEN, 3 vite pa GJK dhe GJL dhe as KOHEN per vitet e tjera qe na presin per te krijuar dhe shqyrtuar mijera dosje stock neper gjykata.
Por nga ky lajm dhe reflektim prej tij mund te mundohemi qe mos e zhytim drejtesine akoma me shume ne kaos. Ate qe beme duke rrafshuar horizontalisht GJK dhe GJL dhe pastaj te mendojme per ta plotesuar duhet te mos na ndodhe me Apelet. Por duhet ecur ne menyre vertikale, skano (kalo ne veting) gjej burimet, dhe ploteso, pjese pjese. Pastaj vijo me pjesen tjeter po ne menyre vertikale. Kjo menyre veprimi racionale mund ta shpetoje nga kaosi i ardheshem pasi te shpetojme nga kaosi aktual.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb