Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e rëndë ne Shkoder ku nena hodhi fëmijën në lumë. Në datën 4 janar ajo ka lënë spitalin, pasi ka kryer të gjitha procedurat edhe për përfitimin e bonusit.

Mendohet që foshnjën e ka hedhur në lumë prej 2 ditësh dhe kanë qenë misionaret e kishës katolike që kanë njoftuar dje policinë, pasi kanë parë që 32 vjeçarja s’e ka fëmijën.

E marre në pyetje nga policia ajo ka deklaruar se nuk kishte mundësi ta mbante. “Fëmijën e hodha në lumë sepse nuk kisha mundësi ta mbaja”, mësohet të ketë thënë ajo. Nga deklarimet e para nuk rezulton që të ketë shfaqur pendesë për ngjarjen.

32-vjeçarja rezulton e lindur në Fier dhe ka jetuar në Shkodër te dajat e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: