Gjermani e Joachim Low ndodhet e grumbulluar në Itali në qendrën stërvitore “Appiano” ku po përgatitet për Botërorin i cili do të nisë pak ditë më vonë në Rusi.

26 lojtarët të cilët janë aktualisht pjesë e ekipit , por edhe stafi i ‘panzerave’ janë alarmuar dje në 7 të mëngjesit kur teksa flinin në qendrën stërvitore kanë mbërritur kontrolluesit e dopingut të FIFA-s.

Befasia nuk mbaron këtu, të 26 lojtarët duhet të jepnin gjak në të njëjtën kohë si dhe provën e urinës.

Qendërmbrojtësi i Bayern Munich, Matt Hummels, nuk e ka marrë aspak mirë vizitën e papritur, dhe këtë e bëri të qartë në konferencën për shtyp.

“Nuk e kisha përjetuar ndonjëherë diçka të tillë, që ta bëjnë të gjithë përnjëherë. Përveç kësaj nuk kishte ndonjë gjë të veçantë. Vetëm se të prish gjumin.”

Kampionët e Botës do të vazhdojnë përgatitjet në Austri deri më 7 qershor. Toni Kroos do t’i bashkohet skuadrës të shtunën. Trajneri Low duhet të zgjedhë listën përfundimtare deri më 4 qershor.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb