Portieri i Interit, Andre Onana ishte shpëtimtari i zikaltërve mbrëmë ndaj Portos në Champions League, duke ndihmuar skuadrën për të arritur kualifikimin.

“Ishte ndeshja më e rëndësishme e sezonit dhe kemi punuar shumë të gjithë për të qenë sot në këtë pikë. E kishim përgatitur mirë sfidën dhe kemi pasur shumë besim. Ruajtëm përqendrimin, pasi e dinim mirë rëndësinë e këtyre minutave. “Dragao” nuk është më i nxehtë se “San Siro”, por në skuadër kemi lojtarë që kanë karakter dhe janë mësuar me të tilla atmosfera, ashtu si unë. Nuk kishim frikë dhe e dinim që nëse do të bënim lojën tonë do të kualifikoheshim, edhe pse me një kundërshtar të vështirë përballë. Cilësinë e Portos e njohim të gjithë dhe e pamë që nuk na e bëri paksa të lehtë.

“Nuk kishim asnjë justifikim, pasi e dimë mirë atë që do të thonë çerekfinalet e Champions League për klubin dhe tifozët. Ishte sigurisht një shtysë më shumë mundësia për të qenë ne ata që do të shkruanim emrin në histori sërish. Jemi një klub i madh dhe këtë duhet ta tregojmë sa herë që zbresim në fushë. Kemi karakter e zemër, po fitojmë eksperiencë në këtë kompeticion dhe mentaliteti mund të na ndihmojë të arrijmë larg. Duhej një paraqitje prej Interi dhe kështu ndodhi, tani duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb