Emisioni “E diela Shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ka emocionuar të gjithë sportdashësit por jo vetëm. Protagonist ka qenë një djalosh i vogël i cili në pamundësi ekonomike për tu regjistruar në një klub futbolli, ka treguar ëndrrën e tij.

Fjalët e tij nuk ranë në vesh të shurdhër pasi nuk munguan ata që dëshironin që ky djalosh të mos e linte në mes ëndrrën që e kishte munduar gjithë këto kohë. Presidenti i Tiranës, Refik Halili dhe lojtari Gentian Muça ishin ata që surprizuan.

Numri 1 i klubit të Tiranës i ka dhënë “dritën jeshile” djaloshit me emrin Rexhino që të jetë pjesë e akademisë të klubit që ai drejton, duke mbuluar shpenzimet për futbollistin e vogël. Rradha ishte e zv.kapitenit Gentian Muça, që njëkohësisht përkonte edhe me idhullin e të riut, ta bënte atë të lumtur duke shkëmbyer edhe disa pasime në studio.

Më pas Rexhinos iu dhurua edhe çanta me materialet e futbollit, të cilat futbollisti i vogël do t’i marrë me vete gjatë seancave stërvitore.
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: