Milani e ka gjetur veten duke rrëshqitur në një krizë të re dhe te dhimbshme lëndimesh. Testet mjekësore të zhvilluara sot kanë dhënë një përditësim mbi kohën e rikuperimit të Davide Calabria dhe Simon Kjaer.

Kuqezinjtë tashmë kanë një numër të lartë lojtarësh me probleme fizike në këtë periudhë të mbushur gjashtë-javore, pasi kanë humbur Mike Maignan, Theo Hernandez, Alessandro Florenzi, Junior Messias, Zlatan Ibrahimovic dhe Divock Origi për lëndime të ndryshme.

Tani opsionet e Stefano Piolit janë edhe më të kufizuara pasi si Davide Calabria ashtu si edhe Saelemaekers dhe Kjaer do të bashkohen me shokët e tyre në zyrën mjekësore. Siç raportohet nga Sky Sports Italia, testet konfirmuan se Calabria ka pësuar një dëmtim qe do ta lere atë jashtë fushës për rreth tre muaj, duke i dhënë fund vitit 2022 herët.

Lëndimi i Kjaer është më pak i rëndë. Danezi ka pësuar një dëmtim të shkallës së ulët në kofshën e tij të djathtë, duke e mbajtur atë jashtë fushës për rreth 15 ditë, pra dy javë jashtë fushave. Sa i përket Saelemaekers, belgu do të duhet të qëndrojë jashtë gjithashtu nga 6 në 8 javë që do të thotë se do të humbasë Botërorin që do të zhvillohet ne Katar.

Pioli do të duhet të ndërhyjë me skuadrën e tij për të provuar të gjejë opsionet e duhura për përballjen e tyre të shpejtë në Ligën e Kampioneve kundër Chelseat të mërkurën e kësaj jave dhe me pas ne fundjave ndaj Juventusit.

Kujtojmë që momentalisht, në sajë edhe të listës së caktuar të UEFA-s në Champions, kuqezinjtë kanë vetëm 15 futbollistë në dispozicion. Ndërkohë, Milan është skuadra më e goditur në Serie A në këtë fillim sezoni me plot 11 të dëmtuar, pas tyre ndjek Juventus me 10 dhe Inter me 6. Napoli dhe Lazio me nga 3.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb