FIFA, përmes profileve të saj në rrjetet zyrtare, ka bërë me dije se cili prej golave të “Katar 2022” ka marrë më shumë vota nga tifozët. Më saktësisht, janë votuesit në faqet e “qeverisë” botërore të futbollit, ato që kanë bërë zgjedhjen e tyre, duke pëlqyer më shumë golin e Richarlison, i realizuar me roveshiatë.

Sulmuesi i Tottenham shënoi golin e parë në ndeshjen ndaj Serbisë, në fazën e grupeve, e cila u fitua nga amerikano-jugorët me rezultatin 2-0. Ja si e lançon FIFA këtë zgjedhje në Twitter: Votuar nga ju dhe vetëm ju: @richarlison97! Goditja e biçikletës (roveshata) është zgjedhur goli juaj (më i bukuri) ‘Hyundai’ i turneut!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb